“Ançeloti e shkatërroi Hysajn, i humbi besimin në vete”

Elseid Hysaj këtë sezon është kthyer nga i panevojshëm në titullar absolut. Ardhja e Gatuzos shënjoi një kthesë të madhe për Hysaj, pasi loja e tij përshtatet shumë me atë që kërkon Gatuzo në fushë nga një mbrojtës. Ndryshe ndodhi me Ançelotin, i cili nuk e pëlqente profilin e lojtarit që ishte Hysaj dhe e kishte “abonuar” prej kohësh me stolin yllin e kombëtares sonë.

Pikërisht kjo mungesë besimi e ish-trajnerit ka ndikuar shumë te Hysaj dhe këtë e konfirmon edhe agjenti i mbrojtësit, Mario Xhufredi, i cili në çdo dalje për mediet pyetet vazhdimisht për Hysajn dhe nuk ngurron të përgjigjet. Agjenti konfirmon edhe lajmin se dëmtimi i mbrëmshëm nuk është serioz.

“Nuk ka asnjë ligament të kryqëzuar dhe nuk do të jetë në fushë për rreth shtatë ditë dhe nuk përjashtohet mundësia që të jetë në fushë kundër Breshias në fundjavë. Mendoj se napolitanët duhet të njohin më mirë seriozitetin, mirësinë, profesionalizmin dhe aftësitë e atij djali. Ançeloti e kishte shkatërruar në pikëpamjen e besimit të vetja.

Ai e kishte humbur vetëbesimin dhe nuk ndihej mirë. Ançeloti te Napoli nuk ka bërë mirë sepse përndryshe nuk do të ishte shkarkuar. Preferoj të mos flas për marrëdhëniet midis trajnerit dhe lojtarëve. Megjithatë, duhet të them se Ançeloti ‘ka asgjesuar disa lojtarë, që më pas janë vlerësuar nga Gatuzo. Ai është një trajner i mirë dhe bën një futboll ndryshe”, përfundoi Xhufredi. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan