Alegri zbulon kush është trajneri më i mirë: Nëse nuk kthehem në shtator, nuk punoj më kurrë

Masimiliano Alegri është duke shijuar një sezon i ulur nga kolltuku duke qenë se pasi mbylli marrëveshjen me Juventusin, preferoi të mos merrte përsipër asnjë skuadër edhe pse ofertat nuk i munguan. Megjithatë, pushimet nuk mund të zgjasin përgjithnjë dhe ai thekson se nëse nuk kthehet të punoj në shtator, atëherë rrezikon të qëndroj përherë pushim.

Ndërkohë, Alegri tregon edhe se kush është sipas tij, trajneri më i mirë në këto momente. “Në shtator duhet të kthehem në punë. Ndryshe do mësohem me pushimet dhe nuk do punoj më kurrë. Kam edhe tre muaj relaksi. Kontakte me PSG? Nuk flas për të ardhmen time sepse për momentin nuk ka asgjë, por edhe sepse nuk do ishte korrekte për trajnerët e tjerë”. Si është të trajnosh Ronaldon? “Futbolli është çështje mentaliteti. Duhet të jesh i fortë nga psikologjike dhe të bësh sakrifica. Ronaldo është një shembull për këtë.

Ka lojtarë të mirë me shumë talent, por mbeten në të njëjtin nivel sepse nuk kanë forcën e duhur mentale”. Trajneri më i mirë? “Në këto momente është Klop. Prej momentit kur la Borusian për të shkuar te Liverpuli, ka bërë hapa gjigant. Trajnerët e mëdhenj kuptojnë se çfarë tipi skuadre dhe lojtarësh kanë në dispozicion dhe si t’i bëjnë të luajnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Alegri. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan