sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ajazi: Kastrioti po tregon se e meriton elitën, peng humbja dhe e kuqja në Lezhë

Spartak Ajazi, sulmuesi kryesor i skuadrës së Kastriotit dhe një nga lojtarët ofensivë që ka spikatur në Kategorinë e Parë në vitet e fundit, është optimist për realizmit e objektivit që ka skuadra për t’u rikthyer në elitë. I ftuar në “E hëna sportive”, Ajazi ka pohuar: “Kastrioti është në rrugë të mbarë është bërë një punë mjaft e mirë e të gjithë hallkave drejtuesve, stafit teknik dhe skuadrës. Të vijojmë kështu dhe të ruajmë ritmin, duke e thelluare dhe më shumë diferencën me rivalët”, – tha Ajazi.

Pengu

“Të them të drejtën e kam peng atë ndeshje në Lezhë, jo se ne humbëm dhe duhet që ta justifikoj, por ai karton i kuq ka qenë i dyshimtë. Gjithsesi, ne jemi këtu ku jemi me meritën tonë, natyrisht që e vlerësojmë edhe Besëlidhjen apo dhe rivalët e tjerë”.

Karriera

Ajazi ka luajtur në elitë, e madje me Laçin, por më së shumti në Kategorinë e Parë, ku edhe ka spikatur si shënues: “Unë kam luajtur në elitë, madje me Laçin, por më shumë kam luajtur në Kategorinë e Parë, ku edhe kam shënuar gola. Të them të drejtën synimi im këtë sezon është që të shënoj sa më shumë gola dhe t’i shërbejnë skuadrës për t’u ngjitur në elitë. Unë kam luajtur në Burrel dhe në Lezhë dhe kam kaluar shumë mirë në të dyja ekipet”.

E.S./Vipsport.al/