Ahmataj: Presidentët ndërrojnë trajnerë për këtë arsye, e kanë thënë të gjithë se Tirana është për titull

Tirana ka arritur të barazojë ndeshjen e mbrëmshme me Skënderbeun, pas një sfide mjaft të luftuar dhe raste nga të dyja skuadrat. Edhe pas këtij barazimi mund të themi se bardheblutë janë në një formë shumë të mirë dhe kanë gjetur veten. Kështu mendon edhe një “ish” si Juljan Ahmataj, i cili në emisionin “Gol pas Goli” deklaroi se Tirana është për titull kampion. Ai u shpreh se presidentët ndërrojnë trajnerë derisa gjejnë atë, që i përshtatet atyre.

“Presidentët ndërrojnë disa trajnerë për të gjetur atë që i përshtatet ideve të tyre dhe filozofisë që ata kanë. Besoj që deri tani kanë qenë në vendin e duhur. Te Tirana duhet t’i marrin me shumë qetësi gjërat se besoj se është një klub që ka bërë shumë mirë dhe i ka mundësitë për të vazhduar kështu deri në fund.

E kanë thënë të gjithë, e ka thënë ai që ka qenë para meje se kjo skuadër është për titull, e kam thënë edhe unë që kjo skuadër është për kampion. Pastaj për të gjetur rrugën për ta mbajtur skuadrën në qetësi dhe për t’i marrë maksimumin çdo lojtari është puna e përditshme e një klubi”, u shpreh Ahmataj. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan