Agjenti i Hysaj këmbëngul: Rinovojmë për ta shitur mbrojtësin, nuk dua të kem dy futbollistë në 1 skuadër

Elseid Hysaj dukej se kishte gjetur vazhdimësinë me Napolin, mirëpo në ndeshjen e fundit të kampionatit ku të kaltrit u mposhtën nga Leçe, tekniku Xhenaro Gatuzo e la në stol për 90 minuta shqiptarin. Kjo për arsye se nga minuta e parë u rikthye mbrojtësi Kulibali dhe Di Lorenco u postua nga qendra në të djathtë të mbrojtjes duke i marrë vendin shqiptarin.

Një sinjal i pastër nga Gatuzo, i cili mesa duket vendosi të tregonte si qëndrojnë hierarkitë në skuadër. Ndaj, menaxheri i shkodranit Mario Xhufredi, këmbëngul ta largojë 26-vjeçarin nga Napoli. Së fundmi, menaxheri ka ritheksuar idenë se kërkon rinovimin e Hysajt e më pas ta shesë lojtarin në verë.

Xhufredi ndërkaq u shpreh se nuk kërkon të ketë më dy futbollisti të prezantuar nga ai në të njëjtën skuadër, teksa menaxheri përfaqëson edhe interesat e Di Lorenco, rivalit të Hysaj. “Kemi folur me klubin  për Hysaj dhe Napoli e di situatën. Presim përgjigje nga ana e tyre, të shohim çfarë do thonë. Kemi vullnet të plotë për të rinovuar e më pas të largohemi në verë. Nuk dua të kem më dy futbollistë të mi në të njëjtën skuadër”, u shpreh menaxheri. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan