Aferat për manipulimin e publikut rreth lojtarëve, Barcelona vjen me reagim zyrtar

Një lajm i nxjerrë nga mediet spanjolle në lidhje me situatën në brendësi të Barcelonës ka bërë të gumëzhijnë lajmet rreth situatës brenda klubit. “Cadena Ser” pretendon se drejtuesit e Barcelonës kanë investuar për të nxitur opinionin publik sipas interesave të tyre. Nëpërmjet një kompanie që krijonte llogari me mbi 65 mijë fansa dhe shprehte negativitet kundrejt lojtarëve si Mesi, Pike, Alba, por edhe kundrejt personave të jashtëm që ishin kundër vendimeve të klubit.

Ky lajm i bujshëm ka nxitur reagimin e menjëhershëm nga ana e klubit katalanas. Ata mohojnë në mënyrë kategorike këtë lajm dhe e arsyetojnë kështu: “Pas lajmit të dalë sot në lidhje me marrëveshjen tonë dhe të një kompanie të dedikuar për krijimin e opinioneve në rrjetet sociale për të dëmtuar imazhin e palëve të treta, që lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me klubin, Barcelona deklaron:

1- Mohojmë me forcë çdo marrëdhënie dhe, për më tepër, kontraktimin e shërbimeve të lidhura me llogaritë e rrjeteve sociale, që kanë përhapur mesazhe negative ose përbuzje në lidhje me çdo person, entitet ose organizatë, që ka ose ka pasur marrëdhënie me klubin.
2- “I3 Ventures”, ofruesi i klubit, nuk ka asnjë lidhje me këto llogari dhe në rast të ndonjë lloj marrëdhënieje, klubi menjëherë do të ndërpresë marrëveshjen e tij kontraktuale dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore për të mbrojtur interesat e tij legjitime.
3- Po ashtu, Barcelona konfirmon që ka kontraktuar shërbime të monitorimit të mediave sociale me qëllim të ndërgjegjësimit të mesazheve pozitive dhe atyre negative.

4- Me kontraktimin e këtyre shërbimeve, klubi kërkon të mbrojë dhe ruajë reputacionin e tij, si dhe ato të atyre që lidhen me klubin (sponsorët, lojtarët, drejtuesit, anëtarët, mbështetësit, etj), në masën që mbrojtja e kësaj reputacioni është një element themelor dhe një detyrë e domosdoshme për ata që punojnë për Barcelonën.
5-Klubi kërkon korrigjimin e menjëhershëm të informacionit të shpërndarë dhe rezervon të drejtën të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore kundër kujtdo që vazhdon të përfshijë klubin në këtë lloj praktike”, shkruhet në deklaratën e klubit katalanas, që duket se pranon marrëveshje me të tilla kompani, por me qëllim tërësisht të kundërt. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan