Açka i jep shpresë Luftëtarit: Fitorja me Flamurtarin na mban në lojë

Dy sezone te Luftëtari, madje në pjesën e dytë të edicionit të kaluar fitoi një vend titullari. Donald Açka po kalon një formë mjaft të mirë dhe bashkë me Aurel Demon janë duke mbajtur edhe peshën e mbrojtjes bluzi. Açka thotë se në Durrës u arrit një pikë shprese, ndërsa ndaj Flamurtarit do të synohen 3 pikët që Luftëtari të rrisë edhe më shumë shpresat për mbijetesë….

Eliminimi

Në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, Donald Açka ka pohuar: “Në Durrës morëm një pikë me shumë vlera, duke ditur transfertën e vështirë që kishim. Tashmë kemi përpara ndeshjen me Flamurtarin ku ne do të luajmë për 3 pikët. U eliminuam nga Kupa e Shqipërisë, ndonëse u munduam por vuajtëm nga fakti që humbëm 3-0 në ndeshjen e parë”, – tha Açka.

Flamurtari

“Ne kemi më shumë cilësi se Flamurtari. Kemi marrë më shumë rezultate se Flamurtari, e madje edhe jashtë. Ndërsa, Flamurtari ka vetëm barazime. Ndaj duhet që ta fitojmë këtë sfidë dhe të shohim për më lartë”.

E ardhmja

“Jam i fokusuar te Luftëtari, e natyrisht që synimi është që të mbaroj sa më mirë këtë sezon. Nuk mund të flas para kohe, të shohim njëherë si do të vejë ky sezon te Luftëtari”, – tha Donald Açka mbrojtësi i Luftëtarit.

E.S./Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan