Absurditeti i moviolës së Tirana-Skënderbeu, Janku e Jemini kundërshtojnë plotësisht njëri-tjetrin

Albano Janku e Lorenc Jemini, për shumë vite kanë qenë të dy bashkë gjyqtarë ndërkombëtarë e njohin në të njëjtën mënyrë rregulloren e lojës. Por në mënyrë shumë të çuditshme, episodet e diskutueshme të ndeshjes Tirana-Skënderbeu, i shohin plotësisht në mënyrë të kundërt.

Në studion e “Pressing”, Janku i cili është edhe vëzhgues gjyqtarësh i FSHF, argumentoi se Kridens Meta kishte vepruar drejtë duke anuluar golin e Tiranës. “Topi ngrihet lart nga prekja me dorë e Ngo, me rregulloren e re është faull dhe Meta ka vepruar mirë”, tha ai.

Ndërkohë, në studion e “Procesi Sportiv”, Jemini insistoi se ishte gabim. “Ngo as nuk e ka prekur me dorë topin, gjyqtari ka vepruar gabim”, tha ai.

Momenti tjetër i diskutueshëm që vë kundër dy ish-gjyqtarët e FIFA-s ishte edhe goli i Kale. “Gjyqtari ka interpretuar mirë episodin që la lojën të vazhdonte. Kale vë dy duart te topi dhe e ndal e nis lojën”, tha Janku duke argumentuar se Meta e kishte interpretuar mirë rregulloren.

Përsëri plotësisht ndryshe e mendon Jemini. “Gabimi i parë është që topi është nisur 3 metra nga vendi ku ka ndodhur dhe në këto raste, gjyqtari ndal lojën që të përsëritet goditja e dënimit”, tha Jemini për këtë rast.

Opinione të cilat nuk zgjidhin diskutimin që zgjat prej 3 ditësh për këtë ndeshje dhe që tregojnë përsëri se në fund të fundit çdo vendim gjyqtari mbetet thjesht çështje interpretimi, edhe nga “ekspertët” /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan