Abrashi i pafat, përsëri disa javë jashtë fushave të lojës për një dëmtim

Amir Abrashi nuk po arrin të gjejë qetësi dhe detyrohet përsëri që të përfundojë pushim disa javë për shkak të një tjetër dëmtimi. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, është shumë i pafat sa i përket dëmtimeve, ndoshta edhe për vetë mënyrën agresive të lojës që bën e për faktin se vrapon pa u ndalur.

Së fundmi ai ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshë që më pas ka rezultuar se është këputje e një muskuli. Si rrjedhojë, 29-vjeçari ka konfirmuar vetë se do të mungojë 2-3 javë nga fusha e lojës për riaftësimin e këtij problemi që e pengon të japë kontributin e tij me fanellën e Frajburgut.

Për Abrashin dëmtimi vjen në momentin më të papërshtatshëm, pasi kishte luajtur si titullar 4 nga 5 ndeshjet e fundit me klubin e tij dhe dukej se po i afrohej përsëri formës më të mirë në skuadër, duke e ndihmuar ekipin që të mbetej larg zonës së rrezikut të rënies e të synonte një kualifikim të mundshëm në Ligën e Europës. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan