Abrashi: Dukej sikur më kishin harruar, por jam i gatshëm sa herë trajneri dhe ekipi ka nevojë

Ky sezon nuk ka rezultuar me shumë fat për Amir Abrashin pasi pësoi një dëmtim që e mbajti për kohë të gjatë jashtë fushave. Megjithatë, tashmë mesfushori energjik i Kombëtares është rikthyer, ndërsa ka nisur të aktivizohet rregullisht me Frajburgun në Bundesligë.

29-vjeçari është aktivizuar në tre nga katër ndeshjet e fundit, ndërsa dy i ka luajtur nga 90 minuita. I pyetur rreth faktit se nga ana personale nuk duhet të jetë i lumtur me sezonin e zhvilluar , Abrashi theksoi se ka qenë një sezon i vështirë dhe se njerëzit e kishin harruar, por, ai është aty gjithnjë i gatshëm kur trajneri ka nevojë.

Abrashi, ju keni qenë në formacion në tre nga katër ndeshjet e fundit, ju ngushëllon ndopak me faktin që ky nuk ka qenë një sezon ku nuk duhet të jeni i kënaqur me paraqitjen personale? “Çdo sezon ka qenë pak a shumë i vështirë për mua. Më dukej sikur publiku më kishte harruar përpara këtyre ndeshjeve të fundit. Por, kjo është e mira rreth meje. Nëse trajneri ka nevojë për mua dhe ekipit i duhem unë, atëherë Amiri është gjithnjë aty në dispozicion”, u shpreh Abrashi. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan