Abilaliaj: Te Kukësi lojtarët shohin më shumë veten se objektivin, Tirana e mori lehtë

Ish-sulmuesi i njohur Arbër Abilaliaj, ka analizuar ndeshjet e kësaj jave në Kategorinë Superiore dhe duke u ndalur te sfidat e dy skuadrave të para në renditje, ka nxjerrë në pah gabimet si të Kukësit, ashtu edhe të Tiranës. Në “Rubrika Sportive”, ai theksoi se te Kukësi individualizmi kishte dëmtuar ekipin.

“Kam simpati të veçantë për Bylisin, një skuadër që ka një ritëm mjaft të lart, luajnë të gjithë me një frymë, luajnë bashkë me ide të qarta, sulmojnë në mënyrë të rrjedhshme e ato detyra i bëjnë deri në fund. Sa i përket Kukësit, duhet të kishte marrë parasysh humbjen e parë që e pësoi në minutën e 90. Te Kukësi kam parë që del njëri i pakënaqur, futet tjetri i pakënaqur. Mos të punosh 10 minuta në mbrojtje kur ndeshja është drejt fundit dhe të mos sakrifikohesh, kur e sheh që sulmon me shumë forca, eksperienca të detyron që ti të lësh mënjanë ato cilësitë e të vësh zemrën e inteligjencën të marrësh fitore të rëndësishme. Por kam përshtypjen që lojtarët shohin më shumë veten se objektivin.

Te Tirana mendoj se disa e kishin marrë lehtë ndeshjen, disa lojtarë kanë të njëjtin modul loje për të sulmuar vazhdimisht. Kjo të bën të mos kesh armë të tjera, se Skënderbeu i mori masat. Në këto ndeshje nuk duhej falur. E kishte marrë lehtë në përgatitje”, tha Abilaliaj. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan