1000 herë Kristiano Ronaldo, nëse shënon barazon dy legjenda të Serisë A

Juventusi zbret ditën e sotme në fushë për ndeshjen e radhës në kampionatin italian. Bardhezinjtë përballen në transfertë me SPAL-in e Etrit Berishës, ndërkohë që hapat fals janë të ndaluar duke qenë se Lacio dhe Interi janë aty për të përfituar.

Sakaq, e sotmja do jetë një ndeshje speciale për Kristiano Ronaldon. Portugezi ka koleksionuar deri më tani 999 ndeshje dhe sot do jetë hera e 1000-të, që do të zbresë në fushë. Mes rekordeve, çmimeve individuale, trofeve me klubet dhe kombëtaren, sot 35-vjeç, luzitani vazhdon të mbetet i njëjti në dëshirën për t’u përmirësuar.

Madje, edhe në sfidën e sotme do ketë mundësinë të vendosë një rekord teksa mund të barazoj dy legjenda të Serisë A si Kualjarela dhe Batistuta të cilët ia kanë dalë të shënojnë në 11 ndeshje radhazi. Për momentin, sulmuesi i Juventus është ndalur në kuotën e 10 ndeshjeve dhe sot do provojë të shënoj emrin e tij mes më të mirëve në historinë e elitës së futbollit në Itali.  /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan