sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtarizohet lëvizja e dyfishtë te Milani, një portier ikën e një vjen

Klubi i Milanit sot ka zyrtarizuar dy lëvizje të njëpasnjëshme ne portën e vet, duke ndryshuar gardianin që do të jetë mbështetësi i Xhixhio Donarumës. Brenda pak orësh, klubet e përfshira në marrëveshje kanë zyrtarizuara gjithçka, duke mbyllur largimin e Pepe Reina nga italianët dhe afrimin e Asmir Begoviç.

Pepe Reina është transferuar përsëri në Angli, ku ka veshur më parë fanellën e Liverpulit. Këtë herë ai do të veshë fanellën e Aston Vilës, ndërsa është dhënë në huazim deri në mbyllje të këtij sezoni. Në klubin anglez, ndryshe nga kuqezinjtë, e shohin si një titullar për vazhdimin e sezonit.

Ndërkohë, po në huazim deri në mbyllje të sezonit vjen nga Anglia zëvendësuesi i tij. Asmir Begoviç është kaluar te italianët nga radhët e Bornmuth. Ai kishte luajtur në pjesën e parë të sezonti te Karabak në Azerbajxhan e tani do të vishet kuqezi. Portieri i Bosnjë Hercegovinës ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe do të jetë në dispozicion të stafit teknik të skuadrës për vijimin e këtij edicioni. /vipsport.al/