Zyrtare/ UEFA “përjashton” Superioren nga Liga e Europës. Mbetemi me katër skuadra

FSHF ka publikuar ditën e sotme të dhënat e raportuara nga qeveria e futbollit kontinental, UEFA, mbi formulën e kualifikimit të klubeve të gjithë Europës në kompeticionet e Champions League, Europa League dhe kompeticionit më të ri që do i japë mundësi edhe klubeve më modeste të përfaqësohen në Europë, Liga e Konferencës.

Sipas informacioneve të dhëna nga Federata Shqiptare e Futbollit, vendi ynë do të vazhdojë të përfaqësohet ende me 4 ekipe, edhe pse është shtuar një kompeticion më shumë dhe pritej që të rritej numri i klubeve, që do na përfaqësonin jashtë vendit. Ky qëndrim në vendnumëro vjen si pasojë e renditjes së kampionatit tonë, që është i 38-ti në Europë.

Një tjetër fakt, që dëmton shumë klubet e vendit tonë është se asnjë ekip nuk mund të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Europës në mënyrë direkte. Kampioni i vendit do të hyjë në raundin e parë të Champions League, ndërsa vendi i dytë, i tretë dhe fituesi i Kupës së Shqipërisë janë “akomoduar” nga UEFA në raundin e parë të Ligës së Konferencës.

Mundësinë e vetme që një klub i Superiores të jetë pjesë e Europa League e ka vetëm kampioni i vendit. Nëse arrin të kalojë një raund të Champions League dhe skualifikohet në raundin e dytë, kampioni i Shqipërisë bëhet pjesë e raundit të tretë të Europa League. Gjithashtu, nëse ekipi kampion arrin të shkojë në fazën “Play-Off”, apo të grupeve të Champions, do të kalojë në të njëjtën fazë të Europa League. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan