sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtare/ Sulmuesi largohet nga Milani pas tre vitesh, do të jetë shok skuadre me Kumbullën

Pas tre sezonesh, Fabio Borini nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Klubi kuqezi ka njoftuar ditën e sotme se sulmuesi do t’i bashkohet ekipit te Hellas Verona. Formula e transferimit është huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Borini nuk arriti të zërë një vend të rëndësishëm në skuadër, duke qenë vazhdimisht një zgjedhje e dytë apo e tretë. Gjatë këtij sezoni ai regjistron vetëm dy sfida, në njërën si titullar, duke grumbulluar 70 minuta dhe asnjë gol të shënuar.

Edhe gjatë dy sezoneve të shkuara situata nuk ka qenë shumë më ndryshe, me vetëm 29 ndeshje si titullar dhe katër topa të dërguar në rrjetë. Tashmë 28-vjeçari do të provojë një eksperiencë të re për t’u ringritur, ku do të jetë shok skuadre me Marash Kumbullën dhe Amir Rrahmanin. /VipSport.al/