Zyrtare / “Faleminderit Rei”, Albacete konfirmon transferimin e Manajt te Barcelona

Rei Manaj është një futbollist i ri i klubit të Barcelonës dhe zyrtarizimi i marrëveshjes ka ardhur fillimisht nga klubi i Albacetes. Nëpërmjet një postimi në faqen e vet, skuadra spanjolle ka falënderuar sulmuesin shqiptar duke konfirmuar se tani ai do të ishte pjesë e katalanasve.

“Albacete dhe Barcelona kanë arritur akordin për transferimin e Rei Manajt. Në këtë mënyrë, futbollisti i përfaqësueses shqiptare largohet nga përbërja e ekipit tonë, të cilit iu bashkua nga Interi në verën e vitit 2018. Që atëherë, Rei Manaj ka mbrojtur stemën tonë në 41 ndeshje zyrtare, duel shënuar 10 gola.

Albacete falënderon futbollistin për profesionalizmin gjatë këtyre muajve dhe i uron fat sa më të mirë në etapën e tij të re profesionale. Faleminderit Rei”, shkruhej në postimin e Albacetes që zyrtarizonte transferimin e sulmuesit. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan