sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zyrtare / Ditë largimesh për Teutën, bregdetarët mbyllin bashkëpunimin me një tjetër futbollist

Pas largimit të Khalid nga Teuta, një tjetër largim ka ardhur pak minuta më parë. Klubi bregdetar ka mbyllur marrëveshjen tashmë me një mesfushor dhe është Uendi Vecaj ai që i ka dhënë lamtumirën skuadrës së drejtuar nga Edi Martini.

Vetë faqja zyrtare e klubit ka njoftuar se Vecaj është larguar nga skuadra teksa ende nuk është qartësuar e ardhmja e futbollistit pas kësaj lëvizjeje. Vecaj u bashkua me Teutën në verën e vitit 2017 dhe ka arritur të shënojë vetëm 2 gola, duke mos e siguruar një vend titullari në formacion.

Njoftimi:

“KF Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Uendi Vecaj. Shkodrani ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Teutën. Mëngjarashi, i cili u bashkua me ekipin tonë në verën e 2017, regjistroi 25 aktivizime në të gjitha kompeticionet duke shënuar dhe 2 gola. Klubi falënderon Uendi Vecajn për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/