Zyrtare / Dështoi fazën e parë, Teuta largon sulmuesin e afruar me bujë

Përtej disa afrimeve, te skuadra e Teutës nuk mungojnë as largimet gjatë kësaj merkatoje dimri teksa Abdul Khalid është largimi i radhës nga durrsakët. Sulmuesi është larguar pa lënë asnjë shenjë këtë gjysmë sezoni, aty ku regjistron nëntë ndeshje dhe asnjë gol të shënuar, duke mos arritur të jetë një ndihmesë për skuadrën e tij.

Paraqitjet e dobëta të Khalid dhe mos aktivizimi kanë sjellë ndërprerjen e kontratës pas vetëm disa muajsh në qytetin bregdetar. Lajmin e largimit e ka bërë të ditur klubi i Teutës përmes rrjeteve sociale. 23-vjeçari më parë është aktivizuar edhe në Kosovë me Prishtinën.

Postimi i klubit durrsak:

“Abdul Khalid largohet nga Teuta. Klubi njofton se nga sot sulmuesi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutës. KF Teuta falënderon Khalid për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës dhe i urojmë futbollistit të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”. /VipSport.al/