Zyrtare /Bindi gjatë ditëve të provës, Vllaznia firmos me sulmuesin maqedonas

Vllaznia ka vendosur të ndërhyjë në merkato për sulmin. Prej disa ditësh shkodranët kanë pasur në organikën e tyre Simeon Hristov. Pas stërvitjeve dhe miqësoreve të zhvilluara gjatë fazës përgatitore të rifillimit të sezonit, Vllaznia është bindur nga performanca e sulmuesit dhe ka vendosur të nënshkruajë një kontratë me të.

Siç njofton klubi shkodran, 27-vjeçari do të firmosë kontratë njëvjeçare dhe do të jetë në dispozicion të Mirsad Jonuz. Katër vitet e fundit maqedonasi i ka kaluar në kampionatin e Maqedonisë së Veriut me ekipe të ndryshme. Më parë ai është aktivizuar edhe me ekipin e Vardarit.

Sezonin e fundit ishte pjesë e klubit të Borec, ku në 14 ndeshje ka shënuar 3 gola. Mbetet për t’u parë nëse do arrijë të bëjë diferencën në Shkodër, pasi statistikat nuk i japin shumë shpresa sulmuesit.  Hristov në shtatë vitet e fundit ka shënuar vetëm nëntë gola. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan