Zyrtare / Barcelona shkarkon trajnerin Valverde, emërohet i riu

Klubi i Barcelonës ka zyrtarizuar tani në darkë shkarkimin e tajerit Ernesto Valverde nga drejtimi i skuadrës. Pas shumë orësh bisedime me përfaqësuesin e tij ligjor, më në fund klubi ka dalë me komunikatë duke bërë të qartë se ishte gjetur gjuha e përbashkët mes palëve.

“Marrëveshje mes Barcelonës dhe Ernesto Valverde për mbylljen e kontratës së tij si trajner i ekipit të parë. Faleminderit për gjithçka Ernesto, shumë fat në të ardhmen”, shkruhej në komunikatën e klubit.

Vetëm pak minuta më vonë, klubi zyrtarizoi ehe emri e trajnerit të ri. Ashtu siç pritej, ai do të jetë Kike Setien, i cili deri në vitin 2019 kishte drejtuar Betis Seviljen. Klubi bëri të ditur se Setien kishte firmosur deri në qershorin e vitit 2022 me katalanasit. /vipsport.al/