Zv/trajneri i Skënderbeut, Liçi: Nesër të tregojmë fytyrën e vërtetë të skuadrës, në fushë për 3 pikët

Skënderbeu mori një fitore të madhe në ndeshjen e parë të vitit teksa mposhtën me rezultatin 3-2, Partizanin. Korçarët kërkojnë të fitojnë pozicione në klasifikim, ndërsa të njëjtin sukses duan ta përsërisin edhe në sfidën e nesërme, sërish në Korçë, këtë herë ndaj Flamurtarit. Në konferencën para mediave ka dalë Zv/trajneri i bardhekuqve, Gentian Liçi. Liçi theksoi se ndaj vlonjateve bëjnë punë vetëm tre pikët dhe ekipi duhet të tregojë fytyrën e vërtetë.

Ndeshja me Partizanin? “Ishte një ndeshje e vështirë kundër kampionëve të sezonit të kaluar, një ekip i fortë. Ishte ndeshja e parë e këtij viti dhe e treguam veten duke marrë rezultat pozitiv. Kjo i jep moral ekipit për ndeshjet në vazhdim. Ekipi ynë ndaj ekipeve të kreut të tabelës gjithmonë ka treguar vlera. Nuk ishte e thjeshtë fitorja dhe marrja e tre pikëve. Patëm problemet tona në administrim e takimit, por në fund u fitua ndeshja dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme”.

Mungesa e vazhdimësisë në rezultate? “Kemi pasur luhatje dhe është folur shumë për këtë pjesë. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe pastaj të këqija. Kjo tregon se duhet të jemi shumë të përqendruar te vazhdimësia, pavarësisht se kundër kujt luajmë. Janë shumë të rëndësishme tre pikët ndaj çdo skuadre. Këtë duhet të bëjmë nesër”. Përballja me Flamurtarin? “Kemi punuar gjatë kësaj kohe. Me ekipet e ashtuquajtura të dobëta kemi pasur probleme. Mendoj se nesër duhet të tregojmë fytyrën e vërtetë të Skënderbeut, pavarësisht se kundër kujt luajmë. Është shumë e rëndësishme të marrim tre pikët e radhës. Sigurisht futemi në fushë vetëm për tre pikët”, u shpreh Liçi. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan