sex hikayeleri porno izle kartal escort

Zbulimi i Bylisit, Mëllugja: Mendjen te Tirana, pastaj objektivat

Donald Mëllugja është një nga mesfushorët më të spikatur në Kategorinë Superiore, sidomos në pjesën e parë të këtij sezoni. Një nga lojtarët me më shumë minuta, te ballshiotët dhe jo vetëm, ka provuar që në 5-6 sezonet e fundit të jetë titullarë në Kategorinë e Parë. Në verë u bë pjesë e Bylisit, aty ku trajneri Dovedan i dha një vend titullari javë pas jave.

Tirana

Në prononcimin e dhënë për “Supersport”, Donald Mëllugja në prag të sfidës me Tiranën ka pohuar: “Tirana është një ekip me emër të madh në futbollin në Shqipëri. Kanë bërë dy fitore radhazi dhe duhen vlerësuar pasi kanë edhe shumë kualitete”.

Ecuria

Ecuria e Bylisit nuk ka se si të mos bëjë përshtypje edhe tek lojtarët, që në saj të maksimumit që ata kanë dhënë në fushën e blertë, në sfidat e zhvilluara në Ballsh dhe në transfertë, skuadra ka grumbulluar maksimumin e pikëve. “Të vazhdojmë me këtë ritëm, ishalla kemi edhe pak fat sepse kemi dy transferta të vështira në vijim”.

Objektivat

Ballshiotët kanë provuar që të jenë për 6-7 javë në krye të renditjes së Superiores, por më së shumti kanë qenë afër kreut. Mëllugjën kur e pyet se a ka shanse ky Bylis për trofe, në fund të përgjigjet me diplomaci: “Fjala trofe është diçka madhore, titulli është fjalë e madhe, do të ishte mrekulli, por ne duhet ë të punojmë dhe të vijojmë ashtu si në pjesën e parë të këtij sezoni. Pastaj të shohim”, – tha Donald Mëllugja, një nga zbulimet e Bylisit në pjesën e parë të këtij sezoni.

E.Saliu/Vipsport.al/