Xhaka iu përgjigjet kritikëve të Arsenal dhe ka një mesazh për trajnerin: Nuk mund të thonë që nuk kemi karakter

Pavarësisht zërave për një largim nga Londra në merkaton e janarit, Granit Xhaka mbetet pjesë e Arsenal. Madje, mesfushori në mbrëmjen e djeshme ku topçinjtë barazuan në mënyrë heroike 2-2 me Çelsin, sakrifikoi edhe pozicionin e tij në fushë. Në minutën e 26 të sfidës, David Luiz shkaktoi një penallti dhe gjyqtari nuk e fali duke i treguar kartonin e kuq, mirëpo për të mos djegur një zëvendësim, trajneri Arteta mendoi të spostonte në qendër të mbrojtjes futbollistin me origjinë shqiptare.

Xhaka shkëlqeu edhe në rolin e ri, ndërsa pas ndeshjes nuk mungoi edhe një mesazh për kritikët e Arsenal. “Shumë njerëz na thonë se në këtë skuadër nuk ka karakter, por pas kësaj ndeshje asnjë nuk duhet të flasë për ne, i treguam se kemi karakter. Luajtëm një ndeshje shumë të mirë edhe pas kartonit të kuq. Ishte e vështirë, por treguam shpirtin e skuadrës.

Jam shumë krenar për këtë skuadër. Folëm në dhomat e zhveshjes që mund t’ia dilnim, dhe ia dolëm të barazonim dy herë. Por, shpresoj që roli i qendërmbrojtësit të mos jetë roli im i ri, edhe pse mund të sakrifikoj. U mundova të ndihmoja skuadrën dhe shokët ma bënë më të lehtë”, tha Xhaka. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan