sex hikayeleri porno izle kartal escort

Vllaznia zbret sot në fushë, sfidon skuadrën shqiptare nga kampionati maqedonas

Vllaznia gjendet prej ditësh në Ohër ku po zhvillon fazën përgatitore. Pak ditë më parë shkodranët luajtën një miqësore kundër Pogradecit duke e fituar me rezultatin 0-1 teksa sot do të zbresin sërish në fushë për një tjetër miqësore. Kuqeblutë do të luajnë këtë radhë ndaj skuadrës shqiptare të Strugës, duke nisur nga ora 13:00.

Në këtë takim, trajneri Mirsad Jonuz do të ketë mundësi të provojë lojtarë të rinj, të afruar së fundmi në këtë merkato janari ku mes tyre është edhe sulmuesi që vjen nga Moldavia, Sidorenso. Jonuz mund të bëjë ndryshime të shumta në krahasim me ndeshjen e parë.

Kundër Pogradecit, ai përdori formacionin standard dhe në pjesën e dytë aktivizoi të rinjtë e afruar rishtazi, teksa me shumë gjasa do të ketë më shumë minuta për të afruarit e fundit në këtë ndeshje. Vllaznia synon që të afrojë edhe Rubin Hebajn e Realdo Filin deri në fund të merkatos, por momentalisht nuk ka asgjë konkrete përveç bisedimeve mes palëve. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

13:00 Vllaznia – Struga