Vllaznia publikon listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Laçit, sërish mungon mbrojtësi nga Uganda

Vllaznia luan sot në Shkodër ndaj Laçit teksa kërkon vazhdimësinë e rezultateve pas fitores së fundit në ndeshjen me Flamurtarin. Edhe pse ndaj kurbinasve, sfida do jetë e një tjetër shkalle vështirësie.

Ndërkaq, klubi shkodran ka publikuar para pak minutave edhe listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjen me Laçin, ndërsa sërish bie në sy mungesa e mbrojtësit, Godrej Ualusimbi. Futbollisti i ardhur nga Uganda në këtë verë shihej si një përforcim me shumë vlera për ekipin kuqeblu, megjithatë gjatë pjesës së parë të kampionatit numëroi vetëm pesë paraqitje.

Në momentin kur kampionati u ndërpre, 30-vjeçari u largua dhe ende nuk duket në Shkodër teksa mbetet një mister nëse mbrojtësi i majtë ende llogaritet si një futbollist i Vllaznisë. Ndërkohë, siç u paralajmërua edhe në ditën e djeshme, në listën e futbollistëve të grumbulluar figuron edhe emri i sulmuesit të afruar në këtë merkato janari, Sidorenko. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan