Vllaznia pret Flamurtarin pa sulmuesin e afruar në merkato, moldavi mbetet jashtë listës së kuqebluve

Kategoria Superiore starton ditën e sotme pas një pauze njëmujore. Kështu, në orën 14:00, Vllaznia do të presë në Shkodër, Flamurtarin. Kuqeblutë kërkojnë ta nisin vitin me këmbë të mbarë, ndërsa përballë një kundërshtari në vështirësi të mëdha, nuk lejohen hapat fals.

Sakaq, në listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë, vërehet mungesa e sulmuesit Eugen Sidorenko. Futbolli i Kombëtares moldave është një përforcim i merkatos së janarit për Vllazninë, megjithatë 30-vjeçarit mesa duket i duhet edhe pak më shumë kohë për të arritur në formën optimale.

Ndërkohë, për ndeshjen e sotme nuk mungon Simeon Hristov. Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut së bashku me mbrojtësin Adili të afruar në këtë merkato janë përfshirë në lojtarët e grumbulluar për ndeshjen e sotme dhe mund të kenë minuta. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan