sex hikayeleri porno izle kartal escort

Vllaznia bind në Ohër, mund Strugën dhe regjistron fitoren e dytë radhazi

Vllaznia vazhdon me sukses fazën përgatitore në Ohër, teksa ditën e sotme ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar gjatë këtyre ditëve. Pas suksesit 1-0 me Pogradecin, shkodranët kanë triumfuar përsëri me rezultatin e pastër 0-2 ndaj ekipit të Strugës.

Ndeshje pa shumë histori, me djemtë e Jonuz që vulosën ndeshjen me nga një gol për çdo pjesë. Kjo është ndeshja e parafundit për këtë fazë përgatitore, pasi mbylljen e kanë ndaj ballshiotëve të Bylisit. Shenja të mira nga ekipi verior, që ndodhet në vendin e shtatë në Superligë dhe do synojë të ngjitet sa më lart për t’iu larguar zonës së rënies.

Shkodranët e mbyllin fazën përgatitore pak ditë më vonë, teksa ndeshja me Bylisin do të zhvillohet me shumë gjasa në “Elbasan Arena”. Kuqeblutë rikthehen në kampionat me një ndeshje të lehtë në letër, ku përballë do të kenë Flamurtarin e vendit të fundit, takim ky që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” dhe ku fitorja është detyrim për të dyja skuadrat. /VipSport.al/