VIDEO / Zidan do edhe Kupën e Mbretit, Reali kalon pa probleme

Real Madrid këtë sezon do të luftoje për gjithçka dhe ka hedhur kandidaturën e qartë se do të jetë pretendent në çdo turne ku merr pjesë, përfshirë këtu edhe Kupën e Mbretit. Skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidan nuk ka dashur surpriza dhe këtë e ka treguar sot në fitoren e pastër 4-0 ndaj Real Saragozës ku në fushë ishin shumë prej titullarëve të zakonshëm.

Edhe pse në transfertë, Reali diktoi ritmin e vet duke gjetur shpejt rrjetën me Varane dhe Lukas, në të dy rastet e me pasimet Toni Kros i cili është kthyer përsëri ai lojtari vendimtar që njihnin të gjithë. Në pjesën e dytë ishin Vinicius dhe Benzema që iu shtuan festës së golave, me francezin që shënoi vetëm pak minuta pasi hyri në fushë si zëvendësues, për të vulosur fitoren 4-0.

Në turin tjetër kaloi edhe Valencia, Vijareali, Granada dhe Real Sociedad, të cilat presin edhe takimet e nesërme para se të mësojnë shortin për çerekfinalet e Kupës së Mbretit. /vipsport.al/

Rezultatet

Leonesa-Valencia 0-0 (2-4 P)

Rajo Vajekano-Vijareal 0-2

Badahoz-Granada 2-3

Real Sociedad-Osasuna 3-1

Real Saragoza-Real Madrid 0-4

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan