sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO / Zbulohet “sekreti” i Realit te penalltitë, Zidan tifoz se ligjin e bëjnë lojtarët

Real Madrid është thuajse i pagabueshëm kur bëhet fjalë për gjuajtjet e penalltive dhe e vërtetoi këtë edhe në ndeshjen e mbrëmshme në Superkupën e Spanjës, ku mundi Atletiko Madrid 4-1. Saktësia mbresëlënëse dhe qetësia që tregojnë futbollistët e “los blancos” nga pika e bardhë ka çuditur shumëkënd.

Por mbrëmë është zbuluar edhe sekreti që përdorin ata për të triumfuar në goditjet e penalltive. Kamerat kanë fiksuar momentin e penalltive dhe kanë zbuluar se Zinedin Zidan është praktikisht tifoz në ato çaste sepse ua lë gjithçka në dorë futbollistëve. Pamjet treguan se Ramos dhe lojtarët e tjerë filluan të ndanin mes tyre jo vetëm kush do gjuante, por edhe radhën, pa u shqetësuar nga trajneri.

Mariano kërkoi të mos ishte i pari dhe aty ndërhyri Karvahal, i cili nuk kishte gjuajtur asnjëherë penallti më parë si profesionist dhe u tregua i gatshëm të ekzekutonte nga pika e bardhë, pa pasur asnjë kundërshti nga të tjerët. Më pas erdhi edhe Modriç, ndërsa Kros regjistroi emrin e Rodrigos, i bindur se ai do të arrinte të gjuante me saktësi. Vinicius kërkoi më kot të ishte pjesë e listës, pasi lojtarët e tjerë menduan se ai nuk duhej të gjuante mes 5 të parëve që plotësoheshin nga Ramos.

Kështu, lista u përpilua nën sytë e Zidan i cili thjesht vëzhgonte futbollistët e tij dhe nuk jepte udhëzime, i bindur se ata dinin më mirë në këtë moment se kush duhej të merrte përgjegjësitë, zgjedhje që si zakonisht rezultoi e suksesshme. /vipsport.al/