VIDEO / VAR i bëhet makth dhe i heq një tjetër supergol Sadikut, Malaga e mbyll pa gola

Armando Sadiku sot është përplasur me mungesën e shënjestrës para portës por edhe me VAR, duke mos arritur që të ndihmojë ekipin e Malagas që të merrte tre pikë në transfertën ndaj Fuenlebrada, e cila u mbyll pa gola.

Në një ndeshje ku Keidi Bare mungonte përsëri për dëmtim, Sadiku ishte si zakonisht titullar, por e kishte të vështirë të gjente të çara në mbrojtjen kundërshtare. Ai arriti të dërgonte topin në rrjetë në fundin e pjesës së parë të takimit, kur pas një goditje dënimi u zhyt me kokë për të shënuar nëj gol shumë të bukur me kokë. Por pas vëzhgimit të aksionit me VAR, gjyqtari e anuloi atë me të drejtë për pozicion jashtë loje të sulmuesit, duke i hequr një gol për të dytën javë radhazi.

Në pjesën e dytë, Malaga rrezikoi shumë pak portën kundërshtare, e megjithatë Sadiku kishte mundësinë e artë pikërisht në minutën e 90 që t’i jepte fitoren ekipit të tij. Por këtë herë, gjuajtja e sulmuesit me kokë i vetëm para katërkëndorit fluturoi lart mbi traversë duke dëshpëruar Sadikun i cili humbi mundësinë që të shënonte galin e 8 të këtij edicioni me skuadrën spanjolle. /vipsport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan