sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Valencia i jep leksion Barçes së Setien, “shuplakë” si ato të Ligës së Kampionëve

Ndërrimi i trajnerit duket se nuk ka qenë “ilaçi” i shërimit të Barcelonës që është mundur sot në kampionat. Katalanasit me ardhjen e Setien duket se kanë mësuar vetëm të mbajnë topin dhe jo ta dërgojnë sferën më shumë herë rrjetë pasi Valencia ka arritur të triumfojë në shtëpi përballë tyre me rezultatin e pastër 2-0. Ajo është treguar një skuadër shumë konkrete dhe e ka dominuar Barcelonën në raste të pastra në stadiumin “Mestalla”.

Përveç dy golave të shënuar, skuadrës së trajnerit Selades i është anuluar një gol dhe ka humbur një penallti që në minutën e 12. Barcelona nuk jep aspak sinjalet e një ekipi të madh, me Mesin, që duket i vetmi rrezik ndaj kundërshtarëve.

Ka qenë autogoli i Zhordi Albës, që ka kaluar në avantazh Valencian, pas devijimit që mbrojtësi i bëri një goditjeje të fortë. Ndërkohë, për të vulosur fitoren ka menduar ai që dështoi përballë Ter Shtegen te penalltia, Maksimiliano Gomez.

Kjo është humbja e parë e Setien si trajner i Barcelonës, që vjen mjaft shpejt, pas vetëm tre sfidash në krye të stolit. Mund të themi se ky ishte testi i parë i vërtetë për të, pasi dy ndeshjet e kaluara kanë qenë kundër rivalëve tepër modestë, ndaj të cilëve përsëri kanë hasur vështirësi. Me këtë humbje Barcelona mund të parakalohet nga Reali në renditje, me “Los Blancos”, të cilët luajnë nesër në stadiumin e Real Vajadolid.

La Liga

Valencia-Barcelona 2-0

Golat: Alba(ag) ’48, Gomez ‘77