VIDEO / Te Bylisi argëtohen para duelit me Teutën, afrimet e reja kthehen në këngëtarë

Përqendrim për ndeshjet, por edhe argëtim. Te Bylisi kanë kaluar disa momente gazmore gjatë darkës kur të gjithë lojtarët kanë “detyruar” blerjet e reja që të improvizohen si këngëtarë para pjesës tjetër të skuadrës.

Tashmë në klubet shqiptare është bërë traditë që të gjithë futbollistët e rinj në ekip të shfaqin vlerat e tyre edhe si këngëtarë e të Bylisi nuk i janë shmangur “detyrimit” për t’iu bashkuar kësaj tradite të re.

Ndaj Sallaku, Shkalla, Gonzalez dhe Mercedez kanë treguar talentin e tyre edhe në këtë mënyeë, mes brohoritjeve të shokëve që argëtoheshin me “spektaklin” që po shihnin, sidomos me futbollistët nga Amerika e Jugut që improvizuan edhe koreografi në ato momente. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan