VIDEO / Surpriza në Bundesligë! Ndalet Lajpcigu dhe Gjasula mund Abrashin

Duelet e sotme në Bundesligë kanë dhuruar disa rezultate të papritura, që e bëjnë kampionatin edhe më interesant duke hapur plotësisht çdo lloj diskutimi sa i përket luftës për titullin kampion.

Çdo gjë fillon me fitoren e Eintraht Frankfurt kundër kryesuesve të Lajpcig me shifrat 2-0. Edhe pse Lajpcigu dominoi gjithë ndeshjen duke kontrolluar lojën e gjuajtur më shpesh drejt portës, nuk ishte i saktë para katërkëndorit ndërsa vendasit shënuan me Traore në fillimin e pjesës së dytë dhe pastaj vulosën ndeshjen me golin e Kostiç në shtesë.

Një e papritur ishte edhe fitorja e Paderborn në fushën e Frajburg, e cila shihte si titullarë Gjasulën dhe Abrashin. Skuadra e Gjasulës triumfoi falë dy golave në pjesën e dytë edhe pse mbeti me 10 lojtarë në 30 minutat e fundit. Kapiteni i Paderborn luajti deri në minutën e 75-të, ndërsa Abrashi u zëvendësua në pushimin e ndeshjes.

Ndeshjet

Borusia Mynshengladbah-Mainz 3-1

Eintraht Frankfurt-Lajpcig 2-0

Frajburg-Paderborn 0-2

Union Berlin-Augsburg 2-0

Volfsburg-Herta Berlin 1-2

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan