VIDEO / “Sempre Kobe”, Milani përkujtoi tifozin Brajant para ndeshjes së Kupës

Klubi i Milanit ka përkujtuar sot figurën e Kobi Brajant para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Torinos në “San Siro”. Ish-basketbollisti i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, ka pranuar gjithmonë publikisht se është një tifoz i kësaj skuadre, pasi kishte kaluar disa vite të fëmijërisë së tij pikërisht në këtë qytet.

Klubi vendosi që të përkujtonte Brajant me një shirit të zi në krah, por edhe me një video përkujtimore para fillimit të ndeshjes. Në ekranin e stadiumit u projektuan pamjet e legjendës së basketbollit botëror, duke kujtuar edhe ato me fanellën kuqezi, por edhe me topin e pandarë të basketbollit. Sigurisht, kishte duartrokitje të gjata në tribunat e stadiumit ku ishin të pranishëm shumë personalitete e mes të cilëve edhe trajneri i përfaqësueses italiane, Roberto Mançini.

Për tifozët e Milanit kishte një përkujtim të Brajant edhe gjatë ndeshjes. Ata u cuan në këmbë dhe duartrokitën në minutën e 24 të sfidës, si numri i fanellës që mbajti ish-basketbollisti amerikan i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike në aksidentin me helikopter të së dielës. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan