VIDEO / Rudi Vata, vetëm 15 minuta larg mrekullisë në debutim. Sula mund Gurin

Skuadra e Muskron nën drejtimin e Rudi Vatës nuk ia ka dalë të sigurojë pikë në ndeshjen e sotme në kampionatin belg përballë ekipit të Gent në transfertë. Shqiptari i detyruar të debutonte në pankinë edhe pse te klubi kishte firmosur për këshilltar nga viroza që përfshiu stafin teknik, ka drejtuar ekipin në një ndeshje të mirë, ku ishte vetëm 15 minuta larg një rezultati shumë të rëndësishëm .

Muskron pësoi gol shumë shpejt nga vendasit por sulmoi e kërkoi me ngulm barazimin, të cilin e arriti në fillimin e pjesës së dytë. Por më pas lëshoi shumë terren dhe kur mbeteshin vetëm 15 minuta nga fundi i sfidës, mbrojtja e pavëmendshme i krijoi mundësinë Gent të shënonte golin e 2-1. Pak çaste më vonë erdhi edhe goli tjetër që vulosi fitoren 3-1 të Gent në këtë duel të veçantë për ish-kapitenin e përfaqësueses shqiptare.

Ndërkohë, kishte një përballje shqiptare në ndeshjet e tjera, pasi Ostende e Sindri Gurit priste në fushën e saj Vasland-Beveren të Din Sulës. Të dy sulmuesit shqiptarë e nisën ndeshjen nga stoli, me Gurin që u aktivizua në minutën e 74-t e Sulën vetëm në shtesën e sfidës. Në fund triumfoi skuadra e këtij të dytit me rezultatin 1-0. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan