sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Qeqa Krelani tallet me Jorgjin: Gjyqtari më i mirë shqiptar, imagjino më të keqin

Qeqa Krelani, komentatorja e njohur sportive në Kosovë, është nga ato që ndjekin me shumë interes rregullish edhe kampionatin shqiptar të futbollit. Kështu, ajo ka qenë dje para ekranit duke parë ndeshjen mes Tiranës dhe Bylisit, që u mbyll mes polemikave për shkak të golit të Ngo të lejuar nga Enea Jorgji.

Komentatorja nuk ka kursyer ironinë ndaj Jorgjit duke shpjeguar atë që po ndodhte në fushë. “3 pikë shumë të rëndësishme për Tironën. Me titull Enea Jorgji – gjyqtari më i mirë në Shqipëri – herë herë edhe me vepra”, shkruante ajo në Instagram në videon që postoi ndërsa dëgjohej edhe një koment për paraqitjen e tij mes Krelanit dhe mikeshave të saj që po ndiqnin ndeshjen.

“Enea Jorgjin e kemi arbitrin më të mirë shqiptar” dëgjohet komenti në sfond në këtë video dhe përgjigja mes të qeshurave: “Domethënë kjo po mendon si i bie më i keqi, e kundërta”. /vipsport.al/