VIDEO / Protagonist te goli i Paderborn, por Gjasula nuk feston ndaj Leverkusen

Ndeshja e parë zyrtare e vitit 2020 nuk ka qenë edhe aq pozitive për Paderbornin e Klaus Gjasulës, që është mposhtur në shtëpi përballë Bajer Leverkusen dhe e sheh veten ende në vendin e fundit të renditjes në Bundesligë. Lojtari i përfaqësueses shqiptare ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme, por e ka mbyllur para kohë disfatën 4-1 të ekipit të tij.

Titullar dhe me shiritin e kapitenit në krah, Gjasula nuk mund të bënte asgjë në pjesën e parë përballë miqve që shënuan 3 gola të njëpasnjëshëm duke vendosur diktatin e tyre, ndërsa mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë. Por në minutën e 51-të, një goditje e Gjasulës në hyrje të zonës e kthyer nga portieri, u transformua në asist për Srbeni që shkurtoi diferencën në 3-1. Trajneri largoi në minutën e 59 Gjasulën nga fusha por kjo nuk e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.

Përkundrazi, Paderborn pësoi edhe golin e katërt nga Havertz në minutën e 75-të dhe mbylli këtë sfidë me një disfatë të thellë duke mbetur në kuotën e 12 pikëve. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan