VIDEO / Penalltia, sulmuesi që ka luajtur në Superiore e humbet në mënyrë qesharake!

Kemi parë lojtarë të njohur që humbasin penallti, por ajo që është humbur sot në Lushnjë nga sulmuesi Brunild Pepa është vërtetë për humor. Në fakt, sulmuesi nuk ka pasur shumë faj.

Në terrene mjaft të vështira është problem që të qarkullosh topin, por Pepa sot në momentin që ka gjuajtur penalltinë ka rënë duke rrëshqitur në baltën që kishte “pushtuar” stadiumin “Roza Haxhiu” . Kjo ka shkaktuar mjaft të qeshura në fushë tek lojtarët e të dyja skuadrave, por edhe në shkallët e stadiumit.

Më pas, kanë qenë stafi dhe shokët e skuadrës që i kanë dhënë kurajë Brunild Pepës, sulmuesit që ka luajtur edhe në Superiore me ekipet e Teutës, Flamurtarit, Vllaznisë, Bylisit e Lushnjës. Ndiqni më poshtë videon dhe mënyrën e ekzekutimit të penalltisë së humbur në sfidën Lushnja-Devolli. E.S./Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan