VIDEO / Pasojat e festës me modelet? Siti tronditet në shtëpi nga Kristal Palas

Shpërqendrimi që krijoi lajmi i festës me modelet italiane pas fitores së javës së kaluar ndaj Aston Vilës nuk ka kaluar pa lënë shenjë në radhët e skuadrës së Mançester Sitit. Ekpi i drejtuar nga Pep Guardiola ka vuajtur sot dhe është ndalur në një barazim 2-2 nga Kristal Palas në fushën e vet, me një autogol në minutën e 90 të duelit.

Tosun i dha avantazhin skuadrës së Kristal Palas në pjesën e parë të sfidës dhe për shumë minuta ekipi mik arriti të mbante larg portës sulmin e rrezikshëm të vendasve. Por Aguero më në fund çau mbrojtjen e ngjeshur të Kristal Palas në minutën e 82-të dhe në të 97-ën shënoi golin e 2-1 që të gjithë menduan se do t’i jepte fitoren”qytetarëve”.

Megjithatë, minuta e fundit do të shënonte golin e radhës nga Kristal Palas, kur një aksion i Zaha përfundoi me Fernandinjon që dërgoi topin në rrjetën e portës së vet, duke vulosur barazimin 2-2 që mund t’i lejojë Liverpulit të krijojë një distancë edhe më të madhe në kreun e klasifikimit.

Një tjetër ekip që u ndal në këtë javë ishte Arsenali, i cili u barazua 1-1 në shtëpi nga Shefilld Junajtid, duke mbetur në vendin e 10 në klasifikim, shumë larg pretendimeve që ka. /vipsport.al/

Rezultatet

Arsenal-Shefilld Junajtid 1-1

Brajton-Aston Vila 1-1

Mançester Siti-Kristal Palas 2-2

Noruiç-Bornmuth 1-0

Sauthempton-Ullvërhempton 2-3

Uest Hem-Everton 1-1

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan