VIDEO / Pamjet që po tronditin botën e sportit. Ish-ylli i NBA është çmendur, e rrahin dhe e arrestojnë

Deri pak vite më parë, Delonte Uest ishte një nga yjet e NBA, një prej kampionateve më të njohura e mirëpaguara sportive në botë. Basketbollisti kishte një karrierë relativisht të suksesshme me skuadra shumë të njohura duke luajtur me Boston Sëlltiks, Siatëll Supersoniks, Kliveland Kavaliers apo Dallas Maveriks.

Por ish-basketbollisti i cili njihej edhe atëherë për probleme të ndryshme si mbajtja e armëve pa leje në dhomat e zhveshjeve, ka pësuar një transformim të tmerrshëm dhe tashmë është filmuar në gjendje të rënduar mendore në mes të rrugës. Aludohej prej kohësh se vuante nga probleme mendore, por pamjet e fundit, të cilat po bëjnë xhiron e botës tregojnë Uest në gjendje të mjerueshme.

36-vjeçari i cili gjatë karrierës së tij ka fituar 16 milionë dollarë në NBA, është filmuar fillimisht duke e rrahur një person me grushte dhe shkelma në mes të rrugës. Kjo duket qartësisht se kishte rënduar edhe gjendjen e tij mendore më shumë, pasi një video e dytë e shfaq atë në pranga të ndaluar nga policia, ndërsa llomotit pa pushim gjëra pa kuptim.

Një situatë që ka shtyrë shumë yje të NBA të kërkojnë ndërhyrjen e zyrtarëve të kampionatit për të ndihmuar ish-kolegun e tyre i cili qartësisht vuan nga probleme të mëdha, të ndërgjegjshëm se një gjendje e tillë shumë shpejt do të vinte në rrezik jetën e tij. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan