VIDEO / Oriku akuzon gjyqtarin Hoxha: Do kemi çudira gjithmonë me “profesionistë” si ai

Humbja në Elbasan me shifrat 2-0 nuk është kapërdirë nga Oriku, i cili ka pretendimet e veta sa i përket drejtimit të ndeshjes nga kryesori Edvin Hoxha. Pikërisht ai cilësohet si fajtor për rrjedhën e ngjarjeve në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena” dhe nëpërmjet faqes në Facebook është shprehur hapur pakënaqësia ndaj tij.

“Turp i madh në ndeshjen Elbasani – Oriku mban vulën e arbitrit Edvin Hoxha. Penallti e padhënë dhe karton i verdhë për stimulim. Faull për Orikun dhe i jepet kundërshtarit dhe karton i dytë i verdhë për lojtarin tonë. Minuta e 20-të, Oriku me 10 lojtarë… Çudira në futbollin shqiptar do kemi gjithmonë me “profesionistë ” si z.Hoxha”, shkruhej në postimin në Facebook që shoqërohej me video të momenteve të diskutueshme të kësaj ndeshje që në minutat e parë.

Në duelin e luajtur sot, gjyqtari Hoxha ndëshkoi me karton të kuq që në minutën e 20 Kongjinin, pasi i kishte dhënë atij kartonin e verdhë që në minutën e parë të sfidës. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan