VIDEO/ Objektivi i Junajtid në merkato e mbyll keq aventurën në Portugali, mesfushori acarohet dhe godet kamerën

Mesfushori Bruno Fernandes mund të kishte ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Sporting Lisbonës në mbrëmjen e djeshme, pasi është shumë pranë transferimit te Mançester Junajtid.

Portugezi mund edhe të kishte ëndërruar një takim ndryshe, ku të shijonte fitoren dhe ndoshta një gol për t’u përshëndetur sa më mirë me ekipin dhe tifozerinë e tij. Por, kjo nuk ndodhi pasi Sportingu u eliminua me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e Kupës nga rivalët e Bragës.

Ndërkohë, Fernandes nuk i mbajti nervat dhe la fushën pa duartrokitur tifozët, ndërsa u kap edhe më një nga policët anës fushës. Por, gjatë momentin kur po i drejtohej dhomave të zhveshjes, mesfushori goditi edhe kamerën. Kështu, duket se Fernandes do e mbyllë me një shije të hidhur aventurën e tij të suksesshme me Sporting Lisbonës. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan