VIDEO/ Një supergol nga Australia, Basha shënon në Champions League me fanellën e Melburnit

Ish-mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha është bërë protagonist i skuadrës së tij Melburn Viktori në ndeshjen që këta të fundit po luajnë ndaj Balit, ekipit nga Indonezia.

Në sfidën që është e vlefshme për AFC Champions League, Basha ia doli të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 14 falë një goditje kirurgjikale në hyrje të zonës, duke mos i lënë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Prej kur muajit shtator të 2019-tës kur u transferua në Australi, 33-vjeçari është kthyer në një element thelbësor për skuadrën teksa është i domosdoshëm në mesfushë, ndërsa nuk mungojnë edhe golat nga shqiptari. Ndërkohë në minutën e 37, Melburni gjeti edhe golin e dytë të takimit duke e mbyllur pjesën e parë në një avantazh komod. /Egi Çabeli-VipSport.al/

more recommended stories

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan