VIDEO / Një gol për kreun e renditjes, talenti që do të na rrëmbejë Greqia shkëlqen në Angli

Rezart Rama fillon të lënë shenjë me paraqitjet e tij në futbollin anglez. Ish-kapiteni i përfaqësueses U17 dhe U19, ka qenë vendimtar sot duke vulosur fitoren 1-0 të Notingem Forest U23 ndaj Shefilld Junajtid në kampionatin e kësaj grupmoshe.

Në fundin e pjesës së parë të ndeshjes, Rama lëshoi një predhë nga distanca me një goditje të pakapshme për portierin kundërshtar që e pa topin të përfundonte në rrjetë. Ishte një gol që kishte vlerë tri pikësh për skuadrën e tij që fitoi 1-0 dhe mori kryesimin e renditjes në kampionatin e U23. Rama ka qenë titullar fiks në radhët e këtij klubi që kur firmosi atje nga skuadra e Olimpiakos, ndërsa shihet si një nga futbollistët që mund të bëjnë hapin cilësor për të kaluar me ekipin e parë të Notingem Forest.

Për futbollistin shqiptar në muajt e fundit është interesuar edhe Greqia, e cila ka parë talentin e tij të jashtëzakonshëm që kur luante në akademinë e Olimpiakos. Por për momentin Rama ka vendosur të mbajë veshur fanellën kuqezi, edhe pse në FSHF kanë zgjedhur që të mos djegin etapat me të duke mos e afruar me përfaqësuesen U21 në ndeshjet zyrtare për të mbajtur sa më afër futbollistin. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan