VIDEO / Një gol në miqësore e rikthen te e shkuara, Grezda lë gjurmë ndaj skuadrës ruse

Eros Grezda e ka lënë pas momentin e keq që ka kaluar për muaj të tërë te skuadra e Rejnxhërsit dhe sot ka arritur të gjejë golin. Sulmuesi i Kombëtares ka arritur të ndëshkojë skuadrën ruse të Lokomotivës së Moskës me një predhë nga brenda zonës, e çuar topin në rrjetë.

Ky gol duket se e ka rikthyer edhe një herë Grezdën në lojtarin që të gjithë e njohin në Kroaci dhe jo vetëm. Sulmuesi i Kombëtares arriti të shënonte një gol me shumë rëndësi në aspektin personal megjithëse bëhej fjalë vetëm për një ndeshje miqësore. Në kohët e fundit, ai nuk ka kaluar ditët më të mira duke u përjashtuar nga Rejnxhërs dhe duke u rikthyer në Kroaci.

Grezda synon që të gjejë dhe një herë rrugën drejt sukseseve në kampionatin kroat. Natyrisht, sytë e Grezdës janë edhe nga Kombëtarja duke shpresuar të bindë për të rifituar vendin e tij. /VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan