VIDEO / Muriqi i pandalshëm, shënon ndaj Bashakshehir për t’i rrëmbyer vendin e dytë në renditje

Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk të futbollit ku udhëheq sulmin e skuadrës së Fenerbahçes. Kjo e fundit ka mundur sot me shifrat 2-0 Bashkashehirin në derbin e Stambollit dhe tashmë e sheh veten në vendin e dytë në renditjen e kampionatit turk, 3 pikë pas surprizës Sivaspor.

Në ndeshjen kundër skuadrës e cila shihej si një pretendente kryesore për titull, Fenerbahçe ka bërë gjithçka mirë duke luajtur si zakonisht në sulm e duke arritur të kalonte na avantazh më në fund në pjesën e dytë të ndeshjes me anë të Kruse. Por për të vendosur vulën në fatin e sfidës mendoi pikërisht Muriqi, i cili në minutën e 86-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, dërgoi sferën në rrjetë për të lënë vulën e tij në këtë ndeshje e për të fiksuar shifrat përfundimtare 2-0 të duelit.

Për Muriqin ky ishte goli i 12 në këtë kampionat, duke e afruar sulmuesin e Kosovës me golashënuesit më të mirë. Renditja kryesohet aktualisht nga Sorloth me 15 gola, i ndjekur nga Cise me 14 e pikërisht Muriqi me 12 golat e tij, ndërsa duhet theksuar se sulmuesi kosovar ka dhënë edhe 4 asiste në këtë sezon. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan