VIDEO / Luftëtari i jep leksion, gjyqtari shpëton Kukësin nga turpi

Luftëtari ia ka dalë të ndalë në barazimin 0-0, Kukësin kryesues. Verilindorët provuan për të gjithë 90 minutat por në fund nuk ia dolën ndaj bluzinjve. Gjirokastritët e dhanë sinjalin që në startin e pjesës së parë se nuk ishin futur në fushë të dorëzuar. Përkundrazi, arritën të krijonin volum loje, ndërsa kulmi erdhi në minutën e 36 kur Luftëtari arriti të gjente rrugën e rrjetës me anë të Çelës.

Një gol në pamje të parë i rregullt, megjithatë gjyqtarët e sfidës nuk menduan kështu. Fillimisht, anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje, ndërsa më pas kryesori Bastari akordoi faull në dëm të Obanor. Vendime të pajustifikueshme çka sollën protestën e vendasve, por arbitri përfundimisht e anuloi golin. Në këtë mënyrë u mbyllën 45 minutat e para. Ndërkohë, fraksioni i dytë i lojës ishte me një ritëm tejet të lartë dhe të dyja skuadrat patën raste të arta për të kaluar në epërsi.

Momenti më i mirë ishte për Et’hemin i cili goditi nga jashtë zone teksa sfera u ndal në tranversë. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0. Kukësi ndalet teksa mbetet në krye të Superiores, ndërsa nga ana tjetër gjirokastritët marrin një pikë shprese e morali, ndërsa zhvilluan një ndeshje për t’u duartrokitur. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Formacioni i Luftëtarit: Qyrani, Dragoshi, Isufi, Kukaj, Dushkaj, Açka, Qato, Puci, Lika, Çela, Oshafi. Trajner: Nikolin Çoçlli

Formacioni i Kukësit: Xhika, Lulaj, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj.
Trajner: Shpëtim Duro

Luftëtari-Kukësi 0-0

LIVE Minutë pas minute:

90+4′ Akordohen 4 minuta shtesë

90′ Largohet Lika për Luftëtarin, aktivizohet Emini

84′ Dushkaj lë fushën, trajneri Çoçlli aktivizon Ahmetaj

79′ Lulaj provon nga distanca, mungon saktësia

77′ Luftëtari largon Çelën dhe aktivizon Ziajin

73′ Kukësi kryen zëvendësimin e parë, largohet Limaj dhe në vend të tij aktivizohet Rroca

72′ Çela provon nga jashtë zonës, pa rrezik për Xhikën

70′ Shkurtaj i afrohet golit me kokë, por nuk ka shënjestrën e duhur

68′ Oshafi provon nga distanca por shpërdoron teksa mund të pasonte edhe për shokët e tij

66′ Musta hedh një top në zonë, por largojnë vendasit

63’Karton i verdhë për Likën, ndërhyrje e gabuar ndaj Et’hemit

57′ Tjetër rast për Luftëtarin, bluzinjtë të pasaktë në finalizim

56′ Kundërsulm i Luftëtarit, Lika pason te Oshafi i cili pranë portës nuk kordinohet

53′ Et’hemi nga distanca trondit tranversën e Qyranit, me fat Luftëtari

47′ Abazaj provon nga distanca, por goditja shkon jashtë

46′ Luftëtari i rrezikshëm, Xhika shpëton portën në vijën fatale

45′ Starton pjesa e dytë në Gjirokastër mes vendasve të Luftëtarit dhe Kukësit

48′ Mbyllet me polemika pjesa e parë, Luftëtarit iu anulohet një gol i rregullt

48′ Limaj provon nga goditja e dënimit, por është i pasaktë

45+3′ Akordohen tre minuta shtesë

39′ Luftëtari sërish pranë golit, por këtë herë Oshafi nuk ia del

36′ Luftëtari gjen golin e avantazhit, por kryesori Bastari në kushte të paqarta anulon golin e vendasve . Fillimisht anësori jep pozicion jashtë loje, por më pas kryesori vendos për faull.

34′ Lika fiton një faull pas goditjes së Musollit

32′ Inkursion i Musollit, pason për Abazaj por në fund fiton vetëm një këndore

31′ Abazaj provon të surprizojë Qyranin me një harkim në shtyllën e dytë, por topi përfundon jashtë

30′ Karton i verdhë për Dushkaj, ndërhyrje e gabuar ndaj Abazaj

27′ Lika provon nga jashtë zonës, por goditja e sulmuesit përfundon larg kuadratit të Xhikës

23′ Obanor provon një pasim për Mustën, por loja ndalet për pozicion të parregullt

16′ Harkimi në zonë gjen Açkën, por pret portieri Xhika

15′ Goditje dënimi për Luftëtarin. Teqja gabon në ndërhyjre

10′ Limaj për verilindorët provon nga distanca, por goditja e mesfushorit nuk përbën rrezik për portierin Qyrani

8′ Kukësi sheh përpara. Musta harkon në zonë por Isufi i vëmendshëm largon me kokë

5′ Luftëtari i afrohet golit. Lika harkon në zonë dhe Puci godet me kokë por nuk ka saktësi

3′ Açka fiton goditjen e parë nga këndi për Luftëtarin

1’Starton sfida në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Kukësit

Sfida nis dy minuta me vonesë për shkak se në stadium mungonte ambulanca.

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan