VIDEO / Lopetegui, akuza ndaj Realit: Turp, gjithmonë njëlloj; Monçi: Te goli i dytë do tërhiqja skuadrën

Fitorja 2-1 e Real Madrid ndaj Seviljes është shoqëruar me polemika të shumta. Gjithçka ka lidhje me një gol që iu anulua Seviljes në fundin e pjesës së parë të ndeshjes. De Jong shënoi pas një goditje nga këndi, por gjyqtari e anuloi pas konsultimit me VAR me pretendimin se kishte një faull të Gudelj ndaj Militaos.

Julen Lopetegui, vitin e kaluar trajner i Real Madrid dhe aktualisht në stolin e Seviljes, nuk është përmbajtur në akuzat e tij ndaj gjyqtarëve. “Është e turpshme, është e turpshme. Gjithmonë njëlloj”, ishin fjalët e tij në ato momente ndërsa i drejtohej drejtorit sportiv Monçi, i cili kishte zbritur në pankinë për të qetësuar stafin pasi doli vendimi i VAR për të anuluar golin që do i jepte avantazhin skuadrës së tij.

Vetë Monçi pas ndeshjes deklaroi se situata ishte shumë e qartë për ata që donin të shihnin. “Aksionin e pa e gjithë bota. Nuk ka asnjë analizë futbollistike, teknike e taktike pas një aksioni aq të veçantë sa vendos ndeshjen. Nuk ka çfarë të analizosh pas këtij aksioni, është absurde”, tha ai. Edhe te goli tjetër që shënoi De Jong, kishte dyshime për një prekje topi me dorë. “Nëse anulonin golin e dytë njëlloj, do të dilja në fushë dhe do të tërhiqja ekipin”, tha drejtuesi i Seviljes. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan