VIDEO / Kukësi organizon miqësore të veçantë, futbollistët i lënë fushën drejtuesve

Kukësi vijon me përgatitjet në Antalia dhe po kalon ditët e fundit në tokën turke. Skuadra verilindore zhvillon paraditen e sotme një stërvitje, teksa nesër ka edhe një miqësore kundër skuadrës rumune të Politeknika Iashit. Sot, nënkampionët e Shqipërisë kanë zhvilluar një “miqësore” por këtë radhë në fushë nuk kanë zbritur futbollistët.

Drejtuesit teknikë të skuadrës dhe stafi i klubit verilindor janë ndarë në dy ekipe dhe kanë zhvilluar një ndeshje mes tyre, ku në njërin krah me uniforma blu ishin trajneri Duro, drejtori Sportiv Nexhipi apo edhe fizioterapisti i skuadrës.

Nga ana tjetër me uniformat e bardha ishin ndihmës trajneri Sero Noka, Jonuz Hallaçi e trajneri i portierëve Ermal Nexhipi nuk kanë arritur të marrin rezultat pozitiv, duke u mundur me shifrat 6-5. Kukësi do të rikthehet në datën 18 në Shqipëri dhe në datën 22, luan në transfertë kundër Luftëtarit ndeshjen e fundit të fazës së dytë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/