VIDEO / Kukësi ka arsye të fortë që kërkon stadiumin plot me Partizanin, lojtarët u bëjnë thirrje tifozëve

Ndeshja e kësaj jave vë përballë për herë të tretë në këtë sezon në Superiore Kukësin me Partizanin, dy skuadra të cilat shihen nga të gjithë si rivalët kryesorë për titullin kampion. Në një ndeshje kaq të rëndësishme, e cila është zhvendosur këtë herë në “Air Albania”, Kukësi kërkon medoemos që të marrë rezultat pozitiv e për këtë arsye prej ditësh u ka bërë thirrje mbështetësve të vet që ta ndjekin, duke vënë edhe autobusë në dispozicion për udhëtimin drejt kryeqytetit.

Ndërkohë, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka nisur promovimi i kësaj sfide në mënyrë të veçantë, pasi klubi ka publikuar një video ku shfaqen disa nga yjet e skuadrës që u bëjnë thirrje mbështetësve të tyre për duelin në fjalë. Vasil Shkurtaj, Dashamir Xhika, Valon Et’hemi, Kristal Abazaj dhe Besar Musolli, shfaqen në “Air Albania” nga ku u bëjnë thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm në këtë duel.

Për Kukësin, ndeshja është e një rëndësie të veçantë edhe për të mbajtur avantazhin e ndeshjeve direkte me Partizanin në këtë edicion. Verilindorët kanë fituar 1-0 sfidën e parë dhe kanë barazuar 0-0 të dytën ndaj për momentin, në eventualitetin e përfundimit me pikë të barabarta të kampionatit, do të kishin avantazh në renditje ndaj të kuqve. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan